INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bozdo-Ramës: Bllokove Bashën për të ndërtuar kullat. Ato të mbushin …

Bozdo-Ramës: Bllokove Bashën për të ndërtuar kullat. Ato të mbushin …

Publikuar më: 14:07 06-05-2018

Ish-nënkryetari i Tiranës, Eno Bozdo ka reaguar pas inaugurimit, siç thotë ai për të njëqindën herë të bulevardit të Tiranës. Bozdo iu përgjigj akuzave të Ramës në drejtim të ish-kreut demokrat të bashkisë Lulzim Basha.

Sipas Bozdos, Rama bëri çmos që ta bllokonte implementimin e projektit të bulevardit të ri nga Basha për arsyen e vetme se donte të ndërtonte kulla me të cilat sipas tij do të mbushë xhepat me para

Reagimi i plotë i Bozdos

Sot u inaugurua për të njëqindën herë Bulevardi i Ri i Tiranës. U inaugurua po nga e njëjta dyshe “Rama-Veliaj”. Qesharake kur shikoje ceremoninë që zhvillohej mu mbi trasenë që kishte hapur katër vite më parë Lulzim Basha.

Veliaj përmendi faktin se Lumi i Tiranës nuk përmbyt më. Por sigurisht nuk mund të thoshte (të paktën jo në prani të Ramës), se kjo falë punes së Lulzim Bashës, sepse në pranverën 2015 mbi 60% e punimeve në Lumin e Tiranes ishin realizuar dhe se që në dimrin e 2014 zona nuk permbytet më.

Qokat nuk mbaruan këtu: Rama lavderoi vrullin dhe energjinë e Veliajt në projektin e Bulevardit. Por harroi të shtonte se po të mos kishte bllokuar ai personalisht Lulzim Bashën, sot Bulevardi i Ri nuk do të inaugurohej copë-copë, por do të kishte perfunduar prej tre vitesh.

Asgjë e re deri në këtë pikë. Të paktën deri në çastin kur Rama përmendi kullat dhe planin francez të vitit 2003. Aty u qartësua gjithçka: Kullat do të ndërtohen në qendër të Tiranës por edhe përgjatë Bulevardit të Ri. Mund të jenë dhjetëra apo qindra. Për ata që kanë pyetur veten përse Rama bllokoi Bashën me aq egërsi, përgjigjja tashmë është edhe më e qartë. Nuk është thjesht xhelozia. Ajo është por nuk mjafton.

Kullat janë përgjigja. Ato kanë vlerë. Ato të mbushin xhepat. Xhelozia shkon dhe vjen. Kullat do të jenë aty pergjithmonë, jo si formë e “qyteterimit modern” siç u shpreh sot Rama, por si provë e korrupsionit që po e vdes ngadalë Tiranën, çdo ditë, çdo çast!

Po të mos ishin kullat sot, inagurimi për 100 herë i punës së tjetrit nuk do të përbënte lajm. Sepse do te vijë inaugurimi i 101 mbi të njëjtën trase të shtruar 4 vite më parë. Dyshja do të thotë të njëjtat fjale. Po kësaj radhe me kullat ne sfond. Janë të njëjtat kulla të planit korruptiv francez që Lulzim Basha i bllokoi në qender dhe në periferi.

Article Logic
Execution time: 0.0030088424682617