INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bravo Zotit!

Bravo Zotit!

Publikuar më: 11:25 14-03-2018

Nga Artan Fuga

Sa herë shoh ndonjë lypës të shtrirë në rrugë, pa shtëpi e çati mbi kokë, mbuluar me jorgan, apo ndonjë që lyp i përvuajtur, apo ndokënd të lënë në mëshirë të fatit, ashtu ndofta i përbuzur nga gratë me çanta Luis Vuiton, apo me rroba Givenchy, ose burra me ora swarovski :), apo veshje Armani, them me vete : Bravo o Zot!

Ja ke luajtur fenë që gjithë qeniet njerëzore i ke bërë në thelb të barabarta!

Mblidh parà, bëj korrupsion, mashtro, ble vetura të shtrenjta, merr nga pesë a gjashtë apartamente, mbaj pushtete, bëj çfarë të duash!

Je si ai i shtriri në rrugë!

Poaq i hapur ndaj sëmundjeve që nuk i ke në dorë, në fund jeta ka një fund, do të tradhëtojnë një ditë për lekë a pasuri, kurrë nuk gjen rehat, si ai, si ai...Një ditë menopauzat do të vijnë, impotenca do të fitojë mbi ty.

Të gjitha sa ke fituar do t'i humbasësh!

Hahahaha perlë, perlë. Do t'u dhëmbë në palcë!

Bravo Zot, që ua thyen turinjtë kur nuk kanë tru?

Kur do ta kuptojnë një ditë, kur? Të bëhen njerëz! Të mos e harxhojnë jetën e tyre kot, të mos dëmtojnë të tjerët, por as veten!

Psikopatë!

Me leje të posaçme nga Artan Fuga. 

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156