INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brenda avionit luksoz të Vladimir Putin [FOTO]

Brenda avionit luksoz të Vladimir Putin [FOTO]

Publikuar më: 10:55 18-07-2018

Bordi i aeroplanit presidencial të Vladimir Putinit është i zhytur në luks, me pajisje prej ari, shtrat gjigant, madje në të ka edhe një palestër. ‘Pallati ajror’ i presidentit rus është zbuluar pas mbërritjes së tij në Helsinki, ku zhvilloi një takim me homologun amerikan Donald Trump.

avioni_i_putin.jpg

Me një kosto prej 390 millionë paund, jet i modelit IL-96-300PU është i pajisur me sistem komunikimi të avancuar që e lejon atë të veprojë si një qendër menaxhimi e aftë për komandimin e trupave në rast të një sulmi të papritur.

luksi.jpg

Mobiliet dhe dekori i brendshëm janë në stilin neoklasik. Brenda shihet një zyrë e gjerë, një dhomë gjumi dhe një palestër.

krevati.jpg

Një shtrat i madh është vendosur në bord për të siguruar që Vladimir Putin të mbërrijë i qetë në konferencat e tij. Avioni i Putinit është i aftë për të arritur shpejtësi deri në 560 mph. Ai është realizuar nga Shoqata e Prodhimit të Avionëve Voronezh.

banja.jpg

Presidenti rus ka në dispozicion një skuadër prej katër aeroplanësh për arsye sigurie. Sapo një fluturim ndërkombëtar është bërë publik, të katër avionët janë përgatitur për nisje, por aeroplani specifik që do të përdoret nga Putini nuk dihet deri në ngritje. Pas zgjedhjes, një ose të tre avionët e mbetur e ndjekin presidentin.

palestra.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107