INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

Britania jep këshilla për shtetasit e saj, që vizitojnë Shqipërinë! Perceptimi jo i mirë...[VIDEO]

Publikuar më: 10:43 30-04-2018

Qeveria britanike e njeh Shqipërinë me detaje, aq sa jep këshilla të bazuara në fakte për shtetasit e saj që duan të vizitojnë vendin tonë. Sipas Ministrisë së Jashtme britanike, mbi 80.000 anglezë vizitojnë Shqipërinë çdo vit ndaj ky institucion jep një panoramë jo fort pozitive mbi sigurinë në Shqipëri nga mbajtja e armëve të paligjshme, pasiguria ushqimore deri dhe tek ajo mjekësore, trafiku i rënduar dhe deri tek diskriminimi që i bëhet komuniteit LGBT.

Britanikët këshillohen që të jenë të vëmendshëm në lidhje me sigurinë publike, pasi veç zonave në qëndër të Tiranës në pjesë të tjera të vendit ndodhin krime dhe akte dhune, për shkak se ka shumë armë të paligjëshme në përdorim. Anglezët porositen të bëjnë kujdes dhe në drejtim, të terroristëve, pasi sulmet terroriste sipas Ministrisë së Jashtme britanike në Shqipëri nuk mund të përjashtohen. Britanikët udhëzohen që të kenë kujdes dhe në mënyrën e ngarjes së makinës me argumentin se mosmarrëveshjet e trafikut mund të përshkallëzohen shpejt, pasi disa shoferë mund të jenë të armatosur.
Një tjetër këshillë lidhet dhe me shëndetin, ku theksohet se pajisjet mjekësore dhe dentare janë shumë të varfra, veçanërisht jashtë Tiranës dhe se ushqimet nuk janë shumë të sigurta që nga qumështi që shitet në rrugë deri tek uji i rubinetave.

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0012218952178955
    array(1) { ["section"]=> string(92) "britania-jep-keshilla-per-shtetasit-e-saj-qe-vizitojne-shqiperine-perceptimi-jo-i-mire-56742" }