INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bukë e qumësht, sa shtrenjtë ushqehemi...[VIDEO]

Publikuar më: 14:48 16-10-2017

Shqiptarët shpenzojnë shumë para për bukë dhe qumësht. Madje ua kalojmë të gjitha vendeve të rajonit edhe pse të ardhurat tona për frymë janë shumë të uleta. Duke krahasuar të dhënat për rajonin shohim se Shqipëria ka çmimet më të larta për produktet bazike. Keto te dhena janë grumbulluar nga portali Numbeo, që ka një databazë të kostove të jetesës dhe cilësinë e jetës për të gjitha shtetet në botë.
Gjysmë kilogram bukë e bardhë kushton mesatarisht në Shqipëri 0.54 cent. Ndërsa në Prishtinë, të njëjtën masë buke mund ta blesh për vetëm 0.29 cent, pra thuajse me gjysmën e çmimit. Edhe në Beograd, 500 gramë bukë e bardhë kushton 0.4 cent.
Po kështu dhe një tjetër produkti i shtrenjtë është qumështi. Për një litër qumësht shqiptarët paguajnë mesatarisht 0.92 cent, më shtrenjtë se i gjithë rajoni. Të njëjtën sasi, shqiptarët e Kosovës e blejnë në Prishtinë gati 0.8 cent. Ndërsa Sarajeva është kryeqyteti ballkanik me çmimin më të lirë të qumështit, ku një litër blihet për 0.69 cent.
Sipas ekspertë kjo ndodh se produktet bazë në përgjithësi prodhohen nga industria vendase dhe duke qenë se një pjesë e mirë e industrisë vendase nuk është konkurruese dhe operon me kosto të larta, ndaj dhe çmimet për disa produkte janë më të shtrenjta se rajoni.

Article Logic
Execution time: 0.0032601356506348