INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Burg për Babalen”, reagon Basha: Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor

“Burg për Babalen”, reagon Basha: Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor

Publikuar më: 14:37 06-10-2018

Pas vendimit të Prokurorisë, e cila kërkoi arrestimin e Albert Veliut, ka reaguar kreun demokrat Lulzim Basha.

Në një postim në Twitter, Basha thekson se askush nuk priste diçka tjetër nga Rama, Marku, Xhafaj dhe Prela, lidhur me akuzat për përfshirje të vëllait të ministrit në trafik droge.

Sipas tij, me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor

“Kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim.

Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij. Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafies në pushtet”, shkruan Basha në Tëitter.

Article Logic
Execution time: 0.0031521320343018