INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Bye, bye’ Seldi! Mimoza Shkodra e zëvendëson me reperin e njohur dhe fotografohet përkrah tij [FOTO]

‘Bye, bye’ Seldi! Mimoza Shkodra e zëvendëson me reperin e njohur dhe fotografohet përkrah tij [FOTO]

Publikuar më: 14:03 15-11-2018

Lidhja e tyre u komentua gjerë në mediat rozë dhe akoma më shumë u komentua ndarja e tyre.

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu prej disa muajsh i kanë dhënë fund lidhjes dhe pas të gjithë zhurmës tani duket se “gjakrat” po qetësohen.

Të paktën deri tani, ku duket se këngëtarja nuk ka hezituar ta zëvendësojë ish-in e saj me reperin e njohur Gold Ag.

Mimoza po përgatit një projekt me reperin dhe lajmin e ka zbuluar ky i fundit.

Kjo do të thotë se pas dy bashkëpunimeve të fundit me Seldi Qalliun, Mimoza ka vendosur të eksperimentojë me një tjetër rrymë muzikore, atë rep.

“Gold & Mimoza”, ka shkruar reperi nën imazh pa dhënë më shumë detaje.

Kjo është kënga e parë e Mimozës pas ndarjes me Seldi Qalliun dhe dueti i dytë i Gold Ag.

 

 
 
 
View this post on Instagram

G?LD & MIM?ZA

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502