INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’është jeta për ty?

Ç’është jeta për ty?

Publikuar më: 11:19 28-02-2018

Nga Ida Nurçe

... pyetën një të varfër

-Jeta?!...

Eshte nje dhurate qe te vjen nje here ne jete. Dhurate te cilen nuk vendos ti, kur do ta hapesh, as ku dhe as pse. Thjesht e merr dhe vazhdoni rrugen sebashku. Por kjo rruge, nuk eshte gjithmone e drejte, ka edhe pengesa, ka edhe gropa. Jeta eshte ajo qe t’i meson keto.

Gjate kesaj rruge do shohesh ne anet e saj njerez qe te duartrokasin, njerez qe te shajne, njerez qe te perqafojne, njerez qe te perbuzin, por jeta te merr me vete, te vazhdosh rrugen, jo te ndalesh. Perseri ajo te meson.

Por e di cila eshte gjeja me e bukur e jetes?! Eshte ai momenti, kur ti sheh dike qe ka nevoje per ty dhe e ndihmon. Ne ate moment edhe jeta te ndihmon ty! Te jep krahe, te jep shpirt, dashuri, force.

Dhe ne fund, te ndalon diku, te ben te kthesh koken pas, te shohesh ku ke kaluar , me ke ke folur, qeshur, qare, ke ke dashur, ke ke humbur dhe te thote dy fjale “Kaq ishte udhetimi yne” dhe largohet prej teje pergjithmone, duke te lene thjesht nje trup.

Kjo eshte jeta per mua.

Falenderojmë ida Nurçe për shkrimin e publikuar në intv.al.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658