INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'po ndodh? Të gjithë mendojnë se janë të LIDHUR, por ata as që ndjekin njëri-tjetrin në Instagram! Tani Fifi dhe Flor Mumajesi kapen MAT në këtë vend! [FOTO]

Ç'po ndodh? Të gjithë mendojnë se janë të LIDHUR, por ata as që ndjekin njëri-tjetrin në Instagram! Tani Fifi dhe Flor Mumajesi kapen MAT në këtë vend! [FOTO]

Publikuar më: 23:10 22-02-2019

Prej disa kohësh, Flori Mumajesi po diskutohet për një lidhje me këngëtaren e njohur Fifin. Mirëpo fjalët u hodhën poshtë nga vetë protagonistët duke u shprehur se janë shumë miq të mirë. Mirëpo para disa javësh, një veprim i çuditshëm i habiti fansat, pasi Fifi dhe Flori hoqën njëri-tjetrin nga Istagrami, por siç duket marrëdhënia e tyre nuk është krisur aspak, madje ata gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.

Ditën e djeshme Fifi postoi në Instagram një foto të ngjashme me atë që Flori kishte hedhur disa ditë më parë, e veç kësaj bëri disa postime të cilat të bënin të mendoje për një fejesë të mundshme të këngëtares. Këtu sërish të gjithë menduan se postimet e saj kishin lidhje me producentin.

Emisioni “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani zbuloi se këto postime kishin lidhje me Florin, por jo për dashurinë, as për fejesë, por për një bashkëpunim nga dyshja. Mirëpo ishin thjesht dyshimë! Këtë premte blitz.al ka zbuluar se Flor Mumajesi dhe Fifi janë duke realizuar një projekt së bashku, madje ata kanë realizuar edhe klipin e këngës së re.

3faeb116-56b4-46d1-bcf1-ac4d3e732f1d.jpg

Video që Fifi ka publikuar pak ditë më parë dhe të cilën e ka fshirë sërish ndoshta lidhet me titullin e këngës së tyre, gjë për të cilën do të na duhet të presim edhe pak para se ta zbulojmë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040788650512695