INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ç’thotë udhëzuesi për nismën ‘’3 lëndë në 6 orë’’?[FOTOVIDEO]

Publikuar më: 17:40 15-01-2018

Instituti për Zhvillim e Arsimit ka hartuar udhëzimin në lidhje me ndryshimet që do të pësojë programi mësimor, në kuadër të nismës 3 lëndë në 6 orë. 

Në udhëzimin, që IN News ka siguruar argumetohet se kjo ndërhyrje duhet bërë, pasi numri i madh i lëndëve që nxënësit zhvillojnë brenda një dite, sjell ngarkesë.
Edhe pesha e çantave që duhet të mbajë një fëmijë e tejkalon raportin peshë çantë për peshë trupore është tjetër arsyetim.
Po koha e pamjaftueshme për të shpjeguar një mësim është një faktor që ka bërë që qeveria të ndryshonte oraret mësimore, pasi gjykojnë se në shumë raste gjatë 45 minutave, për zhvillimin e disa lëndëve, mësuesit “marrin kohë” nga pushimet midis orëve.
Në udhëzim renditen dhe përfitimet që sjell forma e re e organizimit të orarit mësimor, ku shkruhet se nxënësit kanë mundësi të përvetësojnë më mirë njohuritë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre, pasi do të jetë më e madhe koha në dispozicion për zhvillimin e detyrave dhe të veprimtarive të ndryshme. Po kështu ata do të kenë mundësi të aktivizohen dhe të vlerësohen më shumë gjatë mësimit.
Është menduar gjithashtu që do reduktohen detyrat e shtëpisë dhe se do përgatiten për një numër më të vogël lëndësh për ditën e nesërme.
Po nëse shohim një orar paraprak të klasës së 3-të që sugjerohet në udhëzim kuptojmë se që në nisje hartuesit s’ja kanë dalë dot, pasi vetëm disa lëndë janë vendosur të bëhen dy orë dhe të tjerat vetëm nga një orë.

model_varjant_1ok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034608840942383