INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çantat Louis Vuitton tashmë edhe me flamurin SHQIPTAR, por do ju duhet të punoni shumë për ta blerë pasi çmimi është WOW! [FOTO]

Çantat Louis Vuitton tashmë edhe me flamurin SHQIPTAR, por do ju duhet të punoni shumë për ta blerë pasi çmimi është WOW! [FOTO]

Publikuar më: 19:09 15-07-2018

Tani SHQIPONJA është trend! 

Simboli i shqiponjës dy krenare, kohëve të fundit është bërë ndër simbolet më të famshme në botë. Janë artistët shqiptarë atë të cilët me plot krenari e bëjnë këtë simbol në çdo arritje të tyre. Me sa duket simboli i shqiponjës dykrenare është kthyer në trendin më të fundit të modës në botë.

Louis Vuitton ka stampuar flamurin shqiptar në çantat më të shtrenjta në botën e modës.

Çantë nga lëkura ngjyrë kafe, ku sipër saj janë qëndisur pjesë më të kuqe dhe sipër të kuqes gjendet shqiponja dy krenare, është njëra nga modelet e shumta të markës së njohur botërore, por njëkohësisht edhe më të shtrenjtës, Louis Vuitton.

Kjo çantë e cila është dizajnuar nga Jay Ahr, përmban edhe shiritat e sipërm të rrumbullakët, një zinxhir të lartë, një ndarje kryesore, një valixhe të varur dhe ajo që bie më së shumti në sy është një logo e shtypur dhe një dizajn të flamurit të qëndisur shqiptar e që duket tejet e bukur.

Kjo çantë mban shifrën prej rreth 9990 dollarë!

louis.png

Article Logic
Execution time: 0.0031938552856445