INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çdo gjë privatit? Koncensione të reja…[VIDEO]

Publikuar më: 10:13 30-10-2018

Shqiptarëve do t’ju shtohet një tjetër rrugë me pagesë. Bëhet fjalë për autostradën, Tiranë- Durrës, e cila do të jepet me koncension, kundrejt vlerës 49 miliardë lekë. Projekti përfshin ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës. Po qeveria ka planifikuar të nënshkruaje edhe tre kontrata të reja koncensionare në infrastrukturën rrugore dhe aeroportuale.
Një nga to është dhe autostrada Kashar-Rrogozhinë me 84 miliardë lekë financim. Gjithashtu edhe kontrata e koncesionit për aeroportin e Vlorës parashikohet të financohet me 14 miliardë lekë dhe Aeroporti i Kukësit me një vlerë 884 milionë lekë ose rreth 5 milionë euro.
Të gjitha koncesionet reja priten të nënshkruhen në vitin 2019. Por nuk mbaron këtu se do të jepen dhe disa të tjera, në sektorin infrastrukturës, arsimit dhe shëndetësisë, që përfshijnë shkollat në Tiranë, spitalin rajonal të Fierit dhe 6 akse rrugore. Të gjitha këto kushtojnë 262 miliardë lekë. Ministria e Financave programon të paguajë në total vitin tjetër për financimin e koncesioneve rreth 12.6 miliardë lekë. Sipas programit të projektbuxhetit 2019, vlera e koncensioneve është rritur në raport me ato të 2018, me 72%.

Article Logic
Execution time: 0.0031359195709229