INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Celularët mund të ndikojnë në përhapjen me shpejtësi të gripit[VIDEO]

Publikuar më: 11:44 13-01-2019

Këto ditë që po shtohen të prekurit nga gripi duhet të bëni më shumë kujdes me higjenën personale, pasi mikrobet e shtuara rritin më shumë mundësinë, që të prekeni nga viruset. Një mikrobiolog dhe profesor në Universitetin e Arizonës në SHBA, Charles Gerba thotë se telefonat janë një nga pajisjet më të ndotura që prekim përgjatë gjithë ditës. Për të realizuar një studim ekspertë mblodhwn telefonat celularë të nxënësve të shkollave të mesme dhe i analizuan. Më pas u zbulua se aparatët celularë të tyre kishin 10 herë më shumë baktere se të gjitha pajisjet e tjera që përdornin. Nëse njerëzit nuk pastrojnë sistematikisht telefonat numri i baktereve vetëm rritet duke përfshirë dhe Esherika Kolin një nga mikrobet më të rrezikshme. Në këto kushte mikrobiologu Gerba këshillon që të paktën njëherë në ditë telefonat t’i dizifektoni dhe të lani duar shpesh. Më të këshillueshme janë pëlhurat me mikrofibra, por më parë ato t’i keni dizifektuar me alkool.

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713