INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Celulari më i vogël në botë peshon 13 gram [VIDEO]

Celulari më i vogël në botë peshon 13 gram [VIDEO]

Publikuar më: 10:01 03-01-2018


Me siguri jemi njohur me telefona të mëdhenj por edhe të vegjël, por tekonologjia vijon të luaj me ne.

Këtë herë në shumëllojshmërinë e aparateve celulare bën pjesë edhe Zanco Tiny T1 telefoni më I vogël në botë që peshon vetëm 13 gramë dhe ka një mini ekran OLED prej 12,5 milimetrash
Celulari kushton 46 dollarë, nuk është një telefon inteligjent, por një aparat klasik, kryen vetëm telefonata dhe dërgon mesazhe me tekst. Sigurisht që nuk është i përshtatshëm për rrjetet sociale.

Është më i vogël se një gisht dhe pretendon të kthehet në telefoninqë të gjithë duam ta kemi për vitin 2018. Mban deri në 50 mesazhe dhe 300 kontakte në axhendë. Ka një portë USB dhe një nano kartë.Bateria mund të zgjasë deri në tri ditë në standby dhe ky aparat punon vetëm me rrjet 2G.

Vodafon thotë se do të vazhdojë të ofrojë shërbim prej 2G në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Europë deri në vitin 2025.

Prandaj përpara se ta blini këtë objekt sigurohuni në vendin tuaj nëse e kanë këtë shërbim.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.00357389450073
array(1) { ["section"]=> string(48) "celulari-me-i-vogel-ne-bote-peshon-13-gram-46529" }