INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja “Toyota Yaris”,Basha: Të përfshirë edhe 2 deputetë të tjerë të PS-së [Emrat]

Çështja “Toyota Yaris”,Basha: Të përfshirë edhe 2 deputetë të tjerë të PS-së [Emrat]

Publikuar më: 12:41 23-10-2018

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Tiranës.

Kreu demokrat është paditur nga kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla lidhur me çështjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në dy makina “Toyota Yaris” në portin e Durrësit.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambjenteve të Prokurorisë Basha vijoi me akuzat e tij për dosjen “Toyota Yaris” duke thënë se “në këtë aferë janë përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të PS”.

“Janë përfshirë Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja”, theksoi ai.

Kryedemokrati lëshoi akuza edhe në drejtim të organit të akuzës duke thënë se po mbron aktivitetin kriminal të Taulant Ballës.

“Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket veprës kriminale të futjes së parave të krimit në një “Toyota Yaris.Ky veprim dëshmon se denoncimet e mia publike për përfshirjen e Ballës në trafikun e parave të krimit janë të vërteta”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.002802848815918