INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë duhet të dini kur partneri juaj është më i vogël në moshë

Çfarë duhet të dini kur partneri juaj është më i vogël në moshë

Publikuar më: 15:04 12-09-2017

E përse u dashka që në një marrëdhënie mashkulli të jetë më i madh se femra? Ky rregull, një tabú kulturore edhe në ditët e sotme, nuk ka pse të vazhdojë të jetë i tillë, pavarësisht paragjykimeve shoqërore. Pak për modë e pak për t’u kthyer pas në kohë, femrat gjithnjë e më shumë po zgjedhin një partner më të ri në moshë, shumë më të ri. Dikur femrat i druheshin përballjes me meshkuj më të rinj, u druheshin rrudhave të moshës dhe kishin frikë se mos diferenca në moshë binte në sy menjëherë. Përgjatë viteve, kërkesa e vazhdueshme për t’u emancipuar dhe aftësia për t’ia dalë vetë mbanë, edhe financiarisht, u ka dhënë femrave më tepër siguri, më pak pengesa morale. Por nuk duhet të jetë edhe aq e lehtë për të përballuar një marrëdhënie të tillë, ndaj nëse bëni pjesë në këtë kategori, lexoni më poshtë disa këshilla për ta menaxhuar sa më mirë marrëdhënien.

Ajo nuk ka vlerësim për veten

Për të nisur një marrëdhënie me një mashkull më të ri në moshë është e nevojshme të keni një dozë të madhe sigurie dhe vetëvlerësimi. Kështu do mund t’u bëni ballë kritikave të njerëzve që nuk janë dakord, por mbi të gjitha siguria ju vlen për të mposhtur frikën se mos partneri ju refuzon për shkak të shenjave të moshës. Nuk është e shëndetshme të ndiheni në faj apo të keni turp për marrëdhënien tuaj. T’i jepeni një dashurie kaq “jashtë skemave”, do të thotë se keni aftësinë t’u besoni ndjenjave, të njihni jashtëzakonisht shumë mirë veten dhe nevojat tuaja pa i dhënë rëndësi mendimit të të tjerëve. Pastaj duhet të dini se meshkujt që zgjedhin një grua më të madhe në moshë, joshen prej saj pikërisht nga siguria, personaliteti dhe vlerësimi i madh që ka për veten, ndaj shpesh nuk i vënë re detajet fizike.

Ai nuk ka punë dhe integritet

Në këtë rast, marrëdhënia është e paekuilibruar dhe e destinuar të përfundojë. Shpesh mashkulli krijon varësi ndaj partneres, e për rrjedhojë asaj i lind me të drejtë dyshimi se nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie dashurie, por për një marrëdhënie si nënë-bir, ku ai pret gjithçka nga dora e saj dhe ajo ndihet shpesh e shfrytëzuar.

Ajo e “mbyt” si të ishte e ëma

Nëse partnerja ka më shumë përvojë dhe është më e madhe në moshë dhe më e pjekur, kjo nuk do të thotë që duhet ta kontrollojë dhe të veprojë njësoj si mamaja e tij. Mos u përkushtoni pambarimisht. Njerëzit flasin dhe shumë shpejt do ta vënë re diferencën në moshë edhe falë përkushtimit të madh që tregoni ndaj partnerit.

Ajo e reklamon partnerin si trofe.

Nëse e trajtoni si një “toy boy” dhe në sytë e të tjerëve e tregoni si fitorja e radhës dhe mburreni për këtë, atëherë jeni në rrugën e gabuar, pasi e nënvlerësoni partnerin dhe marrëdhënien. Kjo çon drejt shkatërrimit të ekuilibrit në çift dhe është një marrëdhënie e destinuar të përfundojë shumë shpejt, ose në bazat e kësaj marrëdhënieje qëndron vetëm interesi.

Ajo e vë në qendër të universit të saj

Ky është një gabim që duhet evituar gjithmonë, dhe mbi të gjitha në këtë rast, sepse pjesa më e madhe e interesit të një gruaje vjen nga përvoja dhe marrëdhëniet interesante që ka përjetuar më parë. Në një lidhje duhet të ndiheni të barabartë dhe nëse partneri është qendra e universit tuaj, jeni të destinuara të vuani. Për aq kohë sa një marrëdhënie është e ekuilibruar, është e rëndësishme që të dy partnerët të ndihen të barabartë. Kurrë mos e trajtoni partnerin si të ishte fëmijë apo t’i përmendni diferencën në moshë.

Ajo do me çdo kusht fëmijë

Mendohuni mirë para se të nisni një marrëdhënie me një mashkull më të ri në moshë. Ai mund të mos dojë një fëmijë, sepse ka kohë për këtë, në kundërshtim me orën biologjikë të një gruaje.

Ajo kushtëzohet nga frenimet seksuale

Nuk ka gjë më të gabuar: një grua më e madhe është plot seksualitet, pikërisht sepse i ka tejkaluar ato droja e frikëra që e frenonin kur ishte më e re. Të zgjidhni këtë lloj marrëdhënieje nuk ka asgjë të keqe, por vetëm nëse ndiheni mirë. Kurrë mos u lidhni me një partner më të ri, vetëm e vetëm që të ndiheni edhe vetë e re në moshë.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00099015235900879
    array(1) { ["section"]=> string(69) "cfare-duhet-te-dini-kur-partneri-juaj-eshte-me-i-vogel-ne-moshe-36647" }