INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë duhet të dini për seksin anal nëse e keni për herë të parë

Çfarë duhet të dini për seksin anal nëse e keni për herë të parë

Publikuar më: 21:31 15-10-2017

Nëse keni vendosur të kaloni në një nivel të ri në marrdhëniet tuaja seksuale me partnerin dhe ai ka shumë dëshirë të provoni seksin anal, nuk ka asgjë për tu frikësuar.

Ki parasysh se seksi anal nuk duhet të jetë i dhimbshëm nëse ai kryhet në mënyrën e duhur dhe me parapregatitjen e nevojshme.

Prandaj në këtë artikull po sjellim 6 këshillat që duhet të kesh parasysh nëse po e provon seksin anal për herë të parë:

1. Ai duhet të jetë i planifikuar
Ndryshe nga seksi i zakonshëm vaginal, i cili është shumë i bukur dhe pasionant kur është “i egër” dhe i pa planifikuar, me seskin anal nuk është e njëjta situatë, pasi ai duhet të planifikohet dhe kërkon parapregatitje si para proçesit edhe gjatë vet seksit anal. E gjitha kjo është e nevojshme për të shmangur një seks të dhimbshëm, të cilin ti nuk do të doje ta provoje më sërish.

2. Duhet ta njohësh mirë partnerin tënd
Lidhja me partnerin është shumë e rëndësishme gjatë seksit anal. Ti duhet ta njohësh mirë partnerin dhe ti besosh atij, dhe në çdo moment kur mund të ndihesh diskomofort, duhet ti thuash atij. Prandaj nuk duhet të heshtësh për atë që ndjen në mënyrë që ti japësh mundësi partnerit të të bëjë të ndihesh sa më komode dhe sigurisht ta shijosh seksin anal.

3. Prezervativi është i domosdoshëm
Prezervativi nuk shërben vetëm për tu mbrojtur nga një shtatzani e padëshiruar, por është shumë i rëndësishëm për tu mbrojtur nga infeskionet e ndryshme seksualisht të transmetueshme. Dhe në rastin e seksit anal risku i marrjes së infeksioneve është disa herë më i lartë se në rastin e seksit vaginal, prandaj sigurohu që partneri yt të përdorë patjetër prezervativ. Dhe në rast se do të kaloni në seksin vaginal, sërish partneri duhet të ndërrojë prezervativ.

4. Mos harroni për lubrifikantin
Lubrifikanti është gjithashtu tejet i domosdoshëm për seksin anal pasi ai zbut dhe krijon lagështi në zonën e anusit, duke e bërë më të lehtë penetrimin dhe duke rritur nivelin e kënaqësisë për ty.

5. Mundohu të argëtohesh
Mundohu të ndihesh sa më e lirshme dhe ta kthesh këtë përvojë të re në një argëtim të përbashkët seksual. Gjithashtu para se të fillojë faza e pentrimit, është e domosdoshme parapregatija e anusit përmes masazhit me gisht ose përmes lodrave speciale të seksit, por edhe vet penetrimi më pas duhet të jetë sa më gradual dhe hap pas hapi.

6. Stimulo zonën e klitorit
Gjatë fazës së seksit anal, mund të stimulosh vet zonën e klitorit, apo ti thuash partnerit, pasi kështu ti do të relaksohesh dhe do të ndjesh më tepër kënaqësi.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551