INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë është hiposeksualiteti dhe si ndryshon nga aseksualiteti?

Çfarë është hiposeksualiteti dhe si ndryshon nga aseksualiteti?

Publikuar më: 19:25 18-05-2018

Hiposeksualiteti ndoshta është një frazë me të cilën ju nuk jeni familjarë - por simptomat e tij janë kudo.

Terminologjia është përdorur nga profesionistët e shëndetit seksual për të përshkruar një gjendje të karakterizuar nga ulja e dëshirës seksuale që mund të përjetohet në shkallë dhe periudha kohore të ndryshme për arsye të ndryshme.

Lidhet herë pas here në mënyrë të gabuar me aseksualitetin – i cili nënkupton mungesën e përjetimit të tërheqjes seksuale ndaj të tjerëve.

Dallimi kryesor midis tyre është se aseksualiteti është një orientim ndërsa hiposeksualiteti është një diagnozë.


"Aseksualiteti është një identitet i cili formohet prej përvojave të komunitetit dhe eksperiencës personale", shpjegoi një zëdhënës i Fondacionit LGBT, "ndërsa hiposeksualiteti është një diagnozë që u jepet njerëzve që nuk janë aseksualë por që po përjetojnë vështirësi në arritjen e zgjimit seksual".

Njerëzit që përjetojnë hiposeksualitet mund të ndihen të shqetësuar dhe të mërzitur si rezultat i gjendjes, e cila mund të jetë sekondare ndaj disfunksioneve të tjera seksuale të tilla si anorgazmia - pamundësia për të arritur orgazmën; dyspareunia – dhimbje gjatë marrëdhënies; dhe mosfunksionim erektil.

Hiposeksualiteti mund të lindë për një sërë arsyesh, duke përfshirë abuzimin me drogën dhe alkoolin dhe sëmundjet mendore - si depresioni, psikopatia dhe hipokondria - dhe mund të përkeqësohet edhe nga medikamentet e dhëna për të frenuar këto gjendje.

Interesant është fakti se ulja e dëshirës seksuale prek më shumë gratë e depresionuara klinikisht sesa meshkujt, të cilët në fakt mund të përjetojnë një rritje të dëshirës seksuale kur luftojnë me depresionin, shpjegon psikologia klinik Janice Hiller.

"Kjo është për shkak të neurokimisë themelore që ndryshon në trurin e meshkujve dhe femrave," tha ajo për The Independent.

Ndërsa efektet e hiposeksualitetit mund të jetë afatgjatë në disa raste, simptomat janë zakonisht kalimtare dhe mund të trajtohen me këshillim mjekësor.

Article Logic
Execution time: 0.020843029022217