INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë fshihet pas ushqimeve

Çfarë fshihet pas ushqimeve "dietike”, “pa sheqer” dhe “pa yndyrë”

Publikuar më: 14:26 16-10-2017

U bënë vite që produktet me etiketën “dietike”, “pa sheqer” dhe atyre “pa yndyrë” kanë bërë bujë falë marketingut të gjerë dhe impaktit psikologjik tek njerëzit “se kështu nuk shëndoshesh”.

Por studimet e kohëve të fundit, sic është një ai i pijeve dietike të publikuar së fundmi në revistën shkencore “Nature” tregon se pijet dietike apo ato me “0 kalori” të cilat në vend të sheqerit përdorin ëmbëlsues dhe zëvendësues të sheqerit, janë shumë të dëmshme për organizmin dhe në vend që të ndikojnë në dobësim, me to ka shumë risk për shtim në peshë.

Prandaj, duke marrë parasysh përbërësit e rrezikshëm për shëndetin që përmbajnë të ashtu quajturat “produkte dhe pije dietike”, të cilat reklamojnë faktin se nuk kanë sheqer në përbërje, rekomandohet në vend të tyre të konsumoni ushqime dhe lëngje të freskëta dhe të kufizoni konsumimin e sheqerit industrial apo çdo lloj ëmbëlsuesi tjetër, duke i dhënë përparësi sheqerit të marrë në mënyrë natyrale nga frutet dhe perimet.

Gjithashtu, studimet e ndryshme kanë treguar se edhe produktet e bulmetit “0 % yndyrë” në vend që të ndikojnë në dobësim, ndikojnë në shtimin në peshë, pasi organzimi nuk merr vlerat e neveojshme yndyrore dhe proteinike dhe i zëvendëson ato me ushqime të tjera gjatë ditës.

Dietologët dhe mjekët këshillojnë që në vend të konsumimit të produkteve me “0 % yndyrë” apo “pa yndyrë” të konsumohen produktet me yndyrë të mirë, siç janë yndyra e shumë llojeve të futave frutave, arrave dhe peshkut.

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625