INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Tifozi i flaktë i Messit gjendet i vdekur! Deklarata e tij është shokuese [FOTO]

Çfarë ndodhi? Tifozi i flaktë i Messit gjendet i vdekur! Deklarata e tij është shokuese [FOTO]

Publikuar më: 12:42 24-06-2018

E dhimbshme! Tifozi i “flaktë” i Messit, dyshohet se i ka dhënë fund jetës dhe për këtë nuk ka fajësuar asnjë person, “Nuk ka mbetur asgjë për të parë në këtë botë. Po shkoj drejt vdekjes. Askush nuk ka përgjegjësi për këtë”, kjo është deklarata e bërë nga 30-vjeçari Dinu Aleks, trupi i të cilit u gjet në brigjet e lumit Menaçil, Arumanur, një fshat i vogël në Indi.

Aleks ishte një tifoz i zjarrtë i Mesit, dhe punonte si llogaritar pranë një firme private. Raportohet se para ndeshjes së Argjentinës, ai i kishte thënë kolegëve të tij se Argjetina do fitonte, dhe gjithashtu gol do të shënonte edhe heroi i tij.

Familja e tij e kishte kuptuar se ishte zhdukur pasi nëna e tij nuk e kishte gjetur në dhomën e tij të premten në 5:30 të mëngjesit. “Kur e kontrolluam dhomën e tij, gjetëm një letër, një fanellë të Argjentinës dhe një kasë telefoni me fotografi të Messit”, u shpreh babai i viktimës.

messi.jpgtifozi_i_mesit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551