INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ngjashmërie ka mes Pleqve të vitit vjetër dhe të ri dhe politikanëve?

Çfarë ngjashmërie ka mes Pleqve të vitit vjetër dhe të ri dhe politikanëve?

Publikuar më: 15:04 29-12-2017

Nga Artan Fuga

Politikanët tanë zihen me njeri tjetrin, për njeri tjetrin, ndërkohë që paguhen nga ne për të punuar për ne.

E dini si?

Që ta them thjeshtë bre!

Sikur Plaku i Vitit të Vjetër dhe ai i Plakut të Vitit të Ri të grindeshin me njeri tjetrin për t'i ndarë dhuratat midis tyre, kurse ne kalamajtë të prisnim më kot dhuratat të binin nga qielli, me gisht në gojë, dhe ata dy pleqtë të na bërtisnin:

Ja kjo është dhurata, shihni spektaklin, shfaqen e Vitit të Ri. Pa bileta. E keni shfaqje dhuratë!

Dhe Bashkia të ndizte dritat e bredhit me majuckë që të tremb bre burra sikur të thoshte : Nani edhe këtë majuckën për dhuratë !

Me leje të posaçme nga Artan Fuga.

Article Logic
Execution time: 0.0031599998474121