INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk shkoi gjatë performancës? Mc Kresha shfaqet duke debatuar dhe i nevrikosur në prapaskenën e 'Kënga Magjike'! Ndërhyn Arditi! [VIDEO]

Çfarë nuk shkoi gjatë performancës? Mc Kresha shfaqet duke debatuar dhe i nevrikosur në prapaskenën e 'Kënga Magjike'! Ndërhyn Arditi! [VIDEO]

Publikuar më: 21:06 07-12-2018

Mbrëmë ishte nata e dytë e gjysmëfinaleve të “Kënga Magjike”. Artistët e rinj, por edhe ata Big kanë performuar këngët e tyre për të prekur më pas skenën e finales së madhe. Në skenë u ngjitën dhe Fifi me Mc Kreshën me një ndër këngët më të klikuara, “Psikopatja jote”.

Ata bënë që të gjithë të këndonin me ta dhe të duartrokisnin pafund performancën e tyre. Por mesa duket jo gjithçka ka shkuar mirë. Në një video për Blitz.al, në prapaskena menjëherë pasi ka përfunduar këngën, Mc Kresha ka shfaqur pakënaqësi të mëdha. Ai nuk kishte dëgjuar as veten dhe as muzikën gjatë performancës dhe kjo e kishte bërë të vështirë të menaxhonte situatën.

“Nuk kam dëgjuar asgjë, kam kënduar me imagjinatë.”- shprehet ai i nevrikosur, dhe pse kolegët e përgëzuan.

Article Logic
Execution time: 0.002932071685791