INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me karrierën e aktorit të famshëm mbas akuzave për ngacmime seksuale? [VIDEO]

Çfarë po ndodh me karrierën e aktorit të famshëm mbas akuzave për ngacmime seksuale? [VIDEO]

Publikuar më: 16:31 20-06-2018

Projekti i parë me Kevin Spacey mbrapa akuzimeve të shumta që mori për ngacmime seksuale, do të lançohet këtë verë.

Distributori indie i Vertical Entertainment – kompanisë pas filmit “Gotti” me në rol kryesor John Travolta – do të mbulojë shpërndarjen e filmit më të ri në kinematë amerikane në Gusht.

Fati i projektit mbeti i paqartë pas akuzimeve seksuale të bëra kundrejt Spacey-t përgjatë zgjimit të akuzave ndaj skandalit Weinstein që preku Hollywood vitin e kaluar.

Shumë kompani janë tërhequr nga Kevin Spacey, qoftë Netflix që e pushoi nga House of Cards apo regjizori Ridley Scott i cili zëvendësoi skenat e tij me aktorin Christopher Plummer në filmin All the Money in the World.

Gjithsesi, Vertical Entertainment besojnë se pjesa tjetër e kastit nuk duhet të penalizohet prej veprimeve të Spacey-t, një vendim mbi të cilin ata u shprehën se “s’ishte i lehtë dhe as i pandjeshëm”. Thuhet se roli i aktorit do të jetë dytësor, krahas emrave të tjerë të famshëm si Ansel Elgort, Taron Egerton dhe Emma Roberts.

Article Logic
Execution time: 0.0021331310272217