INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me “Top Channel”? Pas Sokol Ballës, largohet një tjetër person i rëndësishëm

Çfarë po ndodh me “Top Channel”? Pas Sokol Ballës, largohet një tjetër person i rëndësishëm

Publikuar më: 18:11 14-11-2017

Eksod largimesh në median e njohur në vend. Pas shkarkimit të Drejtorit të Informacionit Sokol Balla, një tjetër personazh i rëndësishëm në televizionin “Top Channel” është larguar nga detyra.
Bëhet fjalë për producentin ekzekutiv të lajmeve, Enkelejd Llanaj, i cili ka punuar si gazetar në këtë televizion që nga dita e parë e transmetimit.
Largimi i Enkelejd Llanajt, vjen pas shkarkimit të Sokol Ballës nga posti që mbante, vendim i cili ashtu sicc flitet nëpër media, erdhi pas përplasjes me drejtoreshën e “Top Medias”, Vjollca Hoxha, për shkak se kjo e fundit i ka kërkuar Ballës të sulmojë hapur kryeministrin dhe qeverinë, por ai nuk ka pranuar.

Në një publikim të fundit, Top Channel thotë se Balla vazhdon emisionin Top Story, por nuk do të drejtojë më ‘Informacionin’.
“Sokol Balla largohet nga detyra e drejtorit të Informacionit të Top Channel. Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende. Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00,” thuhet në lajmin e TCH.

Article Logic
Execution time: 0.00399494171143
array(1) { ["section"]=> string(93) "cfare-po-ndodh-me-top-channel-pas-sokol-balles-largohet-nje-tjeter-person-i-rendesishem-41949" }