Skandali i fundit për mashtrim dhe zhvatje parash që tërhoqi si stuhi mediat shqiptare dhe zvicerane sigurisht që kanë pasur ndikim tek çifti i reperëve Mozzik dhe Loredana.
Ata janë bërë shumë më të rezervuar në publikimet e trye në rrjete sociale, madje në shumë prej fotove kanë bllokuar edhe komentet për ndjekësit. Këtë gjë e kanë bërë edhe tek llogari e vazjës së tyre.
Së fundmi, pas xhirimit të një klipi në Kosovë, Loredana nëpërmjet disa “Instastory-ve”na njoftoi se po kthehej në Zvicër, por në to ne nuk shinim Mozzik.
Më pas ajo ka shpërndarë një foto ku shihej duke përkëdhelur Hanën e vogël, ndërsa tani është Mozzik ai që poston një foto me të bijën e tij, por mamaja nuk duket asgjëkundi.
Ja vlen të theksohet fakti se çifti prej momentit kur u shfaqën bashkë në konferencën për shtyp në Prishtinë nuk po shfaqet më bashkë nëpër rrjete sociale dhe kjo na ka bërë ne të intv.al të ngrejmë disa pyetje.