INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë suksesi për të! Era Istrefi zbulon prapaskenat e kampionatit botëror, Will Smith ka dy fjalë për të [FOTO]

Çfarë suksesi për të! Era Istrefi zbulon prapaskenat e kampionatit botëror, Will Smith ka dy fjalë për të [FOTO]

Publikuar më: 17:21 24-05-2018

Nuk ka më asnjë dilemë, Era Istrefi do të jetë pjesë e këngës së Botërorit 2018, dhe kjo është një plus shumë i madh për shqiptarët. Të gjithë po e presin me padurim këngën e cila do të publikohet nesër më 25 maj.

Era Istrefi do të bashkëpunojë së bashku me këngëtarin Ëill Smith dhe Nicky Jam do të bashkëpunojnë për të sjellë këngën e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018. Ndërkohë Era Istrefi së fundmi ka dhënë një intervistë, ku ka përshkruar ndjesitë e saj për këtë bashkëpunim historikë dhe për këngën ‘Live it Up’.

"Të jesh pjesë e këngës zyrtare të Kupës së Botës, FIFA 2018 ka qenë njëra ndër përvojat më të pabesueshme dhe emocionale që kam pasur deri tani. Ishte e mahnitshme të punosh me Diplo, Will Smith dhe Nicky Jam, për të cilët unë kam admirim të madh. Jam adhuruese e futbollit dhe mezi pres që të filloj Kampionati Botëror” është shprehur këngëtarja shqiptare për faqen zyrtare të FIFA.

Për këngën e tyre kanë folur edhe dy këngëtarët e huaj, ku aktori i njoh Will Smith ka treguar se është shumë i lumtur për për bashkëpunimin me Erën.

”Është nder kur të kërkohet të performosh për Kupën e Botës në FIFA 2018. Kjo ngjarje globale sjell njerëz nga e gjithë bota për t’u gëzuar, qeshur, festuar dhe provuar magjinë. Bashkëpunimi me Nicky, Diplo dhe Erën në këtë rrugë përfaqëson harmoni. Në fund të ditës thjesht duam ta shohim botën duke vallëzuar”, ka thënë ndër të tjera Smith.

istro.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0030238628387451