INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë veshën disa nga të ftuarit në dasmën e Sarës dhe Ledionit?

Çfarë veshën disa nga të ftuarit në dasmën e Sarës dhe Ledionit?

Publikuar më: 11:34 12-08-2018

Megjithëse ceremonia e martesës së Sarës dhe Ledionit që u zhvillua në Lago Di Como, Itali, ishte e tërhequr nga vëmendja e publikut, në fakt, janë të ftuarit ata që s’mund të linin pa zbuluar detaje nga një event i përmasave të tilla, shkruan Class

Nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetet sociale arritëm të shihnim zgjedhjet e veshjeve që disa prej figurave më të dashura të ekranit kishin bërë për ceremoninë.

Albana Osmani

albana.PNG
Albana Osmani kishte zgjedhur një fustan të gjatë, me ngjyrat nude dhe të kuqe. Brenda prerjes së ngushtë, Albanës i theksohen edhe më tepër linjat, ndërsa tiparet i bëhen edhe më të dukshme nga grimi i theksuar dhe flokët e mbledhur. S’mund të bënte zgjedhje më të mirë!
Eneda Tarifa

enedaaa.png


Si për t’i qëndruar korrekte kodit të pashkruar të dasmës, për veshjen dhe ngjyrat, Eneda nuk duket të ketë eksperimetuar shumë, por ka zgjedhur një fund të zi me shtrat të gjatë dhe një ‘crop top’. Elegante, si gjithmonë, dhe brenda stilit të saj, këngëtarja ka shtuar edhe aksesorët këtë herë, që i shtojnë look-ut të saj detajet festive.
Dojna Mema

dojna.png
Prezantuesja e njohur e Top Channel kishte veshur një fustan që i rrinte më mirë dhe që e bënte të ndihej vetvetja. Kështu e përshkruan ajo zgjedhjen e bërë për mbrëmjen e djeshme. Dojna, e prirur për të qenë gjithmonë moderne, ia ka dalë edhe këtë herë. Ngjyra, modeli, stili, madje edhe aksesorët e zgjedhur duket sikur flasin me të njëjtën gjuhë te Dojna: moderne.
Xhemi Shehu

xhemi.PNG

Ëmbëlsira për në fund? Edhe Xhemi nuk ka dalë nga natyra e saj e ëmbël. ‘Baby rose’ është ngjyra që i shkon më shumë për shtat, por edhe modeli këtë herë është po aq lozonjar sa ajo. Me flokët, Xhemi e ka punën të zgjidhur. Disa onde të mëdha, një mbledhje përgjysmë dhe gjithçka është perfekte.
Bes Kallaku

besi.PNG

Për Besin, nuk ka askush koment. Derisa po kërkonte hudhër nëpër Itali, do të thotë që i kishte plotësuar kriteret për të qenë chic.

Article Logic
Execution time: 0.0031788349151611