INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë vizioni kanë për veten në pubertet djemtë dhe vajzat

Çfarë vizioni kanë për veten në pubertet djemtë dhe vajzat

Publikuar më: 17:05 26-12-2018

Gjatë pubertetit, djali apo vajza, nuk janë të kënaqur me imazhin e tyre. Ndodh që janë të pakënaqur nga pamja e tyre ndihen të fryrë, të ndrojtur, të pasigurt. Është pikërisht momenti kur fillon ndryshimi që do të çojë në maturimin seksual. Rriten organet seksuale dhe verifikohen ndryshime të thella në nivel fizik. Rritet pushi nën sqetull dhe në zonën pubike, zhvillohet gjiri te femrat dhe në fytyrën e djemve fillon të çfaqet mjekra.
Karakteristikë e pubertetit është dëshira të unifikohet me grupin e moshatarëve dhe të jetë pjesë e grupit të tij. Vajzat ndihen të pakënaqura nëse u vijnë menstruacionet përpara shoqeve ose kur gjiri u rritet përpara apo e fundit nga shoqet e grupit. Edhe te djemtë çfaqja e qimeve në zonën pubike dhe dimensionet e organit seksual mund të krijojnë të njëjtat pakënaqësi dhe shqetësime.
Elemente të bezdive të më tejshme janë shkaktuar shpesh nga pasiguria e zërit dhe çfaqja e akne dhe puçrave në fytyrë. Janë shumë pak djem dhe vajza që marrin në konsideratë mundësinë ti drejtohen mjekut për të përballuar e zgjidhur këto shqetësime. Edhe pse kjo mundësi u sygjerohet nga prindërit. Zakonisht problemet në pamje të parë fizike, në të vërtetë maskonjë marëdhënie problematike ndërmjet adoleshentit, familjes dhe ambjentit jasht familjes (shokët, shkolla etj).

Faleminderit Lira Gjika për shkrimin e publikuar në intv.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158