INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilat janë dënimet për abuzimet me ushqimet?

Cilat janë dënimet për abuzimet me ushqimet?

Publikuar më: 16:58 15-12-2017

Nga inspektimet për sigurinë ushqimore të kryera në vendin tonë në harkun kohor të 3 viteve, rezulton se janë proceduar penalisht për veprën penale të Shkeljes së të Drejtave të Pronësisë Industriale 8 subjekte, pasi falsifikonin produktet. Po kështu janë proceduar penalisht për vepra të tjera si Kontrabandë, Prodhim të Kundraligjshëm, Fshehje e të ardhurave dhe 32 biznese të tjera. Po shumica e tregëtarëve janë proceduar në gjendje të lirë, rreth 19 persona, ku 6 prej tyre janë arrestuar në flagrancë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim. Për pasojë janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara nën standarde në sasitë  48.828 lira nga të cilat më shumë verë, raki dhe pije të forta si wiski apo xhin. Gjithashtu janë bllokuar dhe 9.169 ton produktesh ushqimore. Shumicës të të dënuarve, që cënonin sigurinë ushqimore dhe për pasojë e shëndetin e konsumatorëve ose u janë mbyllur bizneset ose janë gjobitur dhe askush nuk ka bërë burg. Vlera e gjobave në total ëshë 1.450.000 lekë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034811496734619