INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Cilësia e naftës skandaloze, të sëmurët rëndë po shtohen![VIDEO]

Publikuar më: 15:59 10-11-2017

Shqiptarëve vitet e fundit jo vetëm që janë ndeshur me çmime abuzive të naftës, por dhe me cilësinë e dobët të saj. E kjo është faktuar dhe përmes studimeve. Në bazë të analizave të disa kampioneve nafte të kompanive të ndryshme të marra në disa rrethe të vendit. Vetëm një prej tyre ishte afër standarteve të përcaktuara dhe të dhënat u krahasuan me disa kampione të marra në tre shtete fqinje si Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia. E nafta që hyn apo prodhohet në Shqipëri ishte shumë larg cilësisë së asaj të vendeve fqinje. Shumica mostrave nuk ishin të rafinuara, pra ishin bruto dhe këto ndikojnë negativisht në ajër. Në to u gjend dhe squfur shumë herë më i lartë se norma e lejuar, që është 10 miligram për kilogram nga analizat doli 210 miligram për kg.
Në shumë raste edhe mjekët kanë vënë alarmin se shumë sëmundje deri dhe më të rëndat janë rritur për shkak të karburantit me cilësi shumë të keqe dhe në veçanti të squfurit mbi normë. Sipas tyre tumoret në mushkëri nuk kanë më faktor të parë duhanpirjen, por gazrat e dëmshëm, që lëshojnë karburantet në atmosferë. Edhe të prekurit nga alergjitë e shumta apo astma janë rritur vitet e fundit po prej këtyre shkaktarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051