INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Cili mund të jetë një model i mirë arsimi, që ndihmon dhe prindërit?[VIDEO]

Publikuar më: 15:51 02-11-2017

Arsimi në vendin tonë nuk i është referuar një modeli të caktuar apo bashkëkohor. Këtë mendim ndan Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj, duke argumentuar se qoftë kopshtet apo dhe shkollat nuk ndjekin një logjikë arsimi dhe edukimi bashkë. Jeta është bërë shumë e ngarkuar dhe për këtë arsye duhen parë modele të reja që tu vijnë në ndihmë jo vetëm fëmijëve, por dhe prindërve dhe Mehemtaj sugjeron se LSI ka gati një të tillë e është modeli firlandez dhe detajet i prezantoi nga studio e Kolaudimit në IN Tv.
Aktualisht në vendin tonë shumë prindër pavarësisht nivelit ekonomik gjithnjë e më shumë po synojnë ti edukojnë fëmijët në institucione të arsimit dhe edukimit privat, për faktin se në ato shtetërore qëndrojnë më pak orë dhe ata nuk kanë mundësi që ti mbajnë dot, pasi vetë punojnë edhe më shumë se 8 orë në ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506