INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
City merr vesh datën e njoftimit, për përjashtimin nga Champions

City merr vesh datën e njoftimit, për përjashtimin nga Champions

Publikuar më: 15:03 12-06-2019

Manchester City rrezikon seriozisht të ngelë jashtë Championsit për një sezon. Ky është vendimi drastik që UEFA pritet të marrë në javën në vazhdim. Fillimisht i raportuar nga tabloidi britanik “The Sun”, zyrtarët e klubit i mohuan të gjitha akuzat duke thënë se janë në proces apelimi dhe këto lajme kanë si qëllim të dëmtojnë imazhin e City-t. “Citizens” kanë bërë një kërkesë në CAS për të anuluar këtë hetim, por UEFA duket më e vendosur se kurrë për ta shpallur fajtore.

Manchester City akuzohet se ka fshehur deklarimin e të ardhurave, që kanë ardhur nga Abu Dhabi si sponsorizime nga një kompani hidrokarburesh.

 

Article Logic
Execution time: 0.003108024597168