INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Conchita Wurst bën rrëfimin tronditës për veten: Prej vitesh kam... [FOTO]

Conchita Wurst bën rrëfimin tronditës për veten: Prej vitesh kam... [FOTO]

Publikuar më: 11:54 16-04-2018

Fituesi i famshëm i Eurovizion 2014 ka bërë së fundmi rrëfimin tronditës për veten.

Ajo është detyruar të tregojë të vërtetën e madhe që e ka mbajtur sekrete prej vitesh , pas kërcënimit të ish të dashurit se do ta bënte ai.

Me anë të një postimi të gjatë në Instagram, shkruan:

‘Ka ardhur momenti të them të vërtetën. Jam pozitiv nga HIV prej vitesh”, shprehet ajo ndër të tjera ndërkohë që shton se u detyrua ta tregonte pas kërcënimit të ish të dashurit. ‘Unë nuk lejoj askënd të më frikësoje dhe të ndikojë në jetën time’, shprehet Conchita.

Gjithashtu donte të nënvizonte arsyet pse nuk e ka bërë publik këtë informacion deri më tani. Para së gjithash sepse familja e saj ishte informuar që nga dita e parë dhe e ka mbështetur gjithmonë. E njëjta gjë ndodhi edhe me shokët e saj më të ngushtë.

Së dyti, këngëtarja theksoi se një informacion i tillë mund të ketë rëndësi vetëm për ata me të cilët ekziston mundësia e marrëdhënieve seksuale.

Së fundmi, Conchita i siguron fansat e saj se është mirë dhe më e motivuar se kurrë. /intv.al/

etyruytu.png

Article Logic
Execution time: 0.0028290748596191