INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çudira me universitetet shqiptare! IN News zbulon....[VIDEO]

Publikuar më: 15:39 17-10-2017

Edhe këtë vit edhe pse viti akademik nisi një ditë më parë sa duket shumë fakultete publike dhe private nuk janë plotësuar me studentë po skandali thellohet në disa degë të universiteteve të rretheve.

Zero studentë në degën e kimisë në Universitetin e Vlorë. Zero studentë në degën e fizikës po në Universitetin e Vlorës. Zero studentë në degën e italishtes në Universitetin e Gjirokastrës. 

IN News ka zbuluar se bosh kanë mbetur kuota dhe në universitete të tjera të rretheve dhe thuajse 30 deri 40% të atyrë të përcaktuara. Ndërsa në kryeqytete vende bosh kanë mbetur në degët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që në fakt dhe një vit më parë në disa degë specifike si kimia apo dhe matematika, pati kuota që nuk u plotësuan dot. Po disa dekanë kanë argumentuar se këtë vit kanë kërkuar më shumë kuota ndaj dhe me sa duket për ta nuk është shqetësuese kjo situatë. Po të llogaritesh këtu dhe dyfishimin e numrit të maturatëve, që kanë shkuar të studionë jashtë vendit është e pritshem që dhe pas 10 ditësh në shumë degë do të ketë vende të lira.
Një tjetër problem, që do të ndihet në brezat në vijim është dhe cilësia e studentëve të regjistruar në degët e mësuesisë, pasi shumë prej tyre kanë qënë me mesatare 6 dhe 7. Ndaj edukimi i fëmijëve nga ky kontigjent mësuesish pas 5 vitesh do të jetë një handikap me kosto të rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322