INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudit mbrojtësi: Salah është më i miri në botë

Çudit mbrojtësi: Salah është më i miri në botë

Publikuar më: 15:50 22-05-2018

Liverpooli është duke u përgatitur të ballafaqohet me Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën e ardhshme në Kiev.

Dejan Lovren mendon se bashkëlojtari i tij Mohamed Salah është pa dyshim lojtari më i mirë në botë.

Deri tani, Salah kashfaqur formë mahnitëse në sezonin e tij të parë në Merseyside, duke i shënuar 44 gola në të gjitha garat, përfshirë 32 vetëm në Premierligë, që edhe ia siguroi atij këpucën e artë.

Lovren beson se Salah duhet të konsiderohet për Topin e Artë, duke e krahasuar atë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

“Natyrisht se kam folur me Mo për atë [Topin e Artë], por ende jemi në një fazë fillestare”, ka thënë Lovren në një konferencë për media.

“Nëse e fitojmë Ligën e Kampionëve, pa dyshim se ai do të jetë ndër kandidatët”, shtoi ai.

I pyetur se a është Salah lojtari më i mirë në botë momentalisht, Lovren është përgjigjur: “Pa dyshim”.

e_funitt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030479431152344