INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudit Rama, ‘O vlonjat o xhan nuk dua të të lodh sepse ti do 1x2’. Ja pse nxora kumarin jashtë ligjit [FOTO]

Çudit Rama, ‘O vlonjat o xhan nuk dua të të lodh sepse ti do 1x2’. Ja pse nxora kumarin jashtë ligjit [FOTO]

Publikuar më: 10:57 12-10-2018

Facebook është një mjet që Edi Rama po e përdor gjithnjë e më shumë në komunikimin me qytetarët. Tashmë ‘përgjigja ime’ e i është dhënë një qytetari, që në facebook identifikohej si ‘vlonjati’, edhe pse Rama tha se nuk e ka zakon që ti përgjigjej një personi që fshihet pas profileve false. Teksa foli për vendimin e qeverisë për lojrat e fatit, Rama tha se nuk ka mundur që këtë vendim ta marrë më herët edhe pse pranon që ka qenë shumë i mërzitet për këtë çështje.
Edi Rama:
“O vlonjat o xhan. Është hera e parë në fakt që unë i përgjigjem dikujt që s’ka emër dhe mbiemër këtu. Po ty që fshihesh pas emrit ‘vlonjati’ do të përgjigjem. Sepse e para tema është e rëndësishme dhe në tërë komentet që arrita të shoh vetëm ty të gjeta që e kundërshton nxjerrjen e basteve jashtë ligjit. Ti e trajton si fatkeqësi për shumë vende pune, e kjo sigurisht meriton përgjigje. Kjo që thua ti është si ti thuash tyt eti lëri llogaritë e familjes e hajde e vëmë skedina. ‘Vlonjat’ mos shaj nëpër dhëmbë. Askush nuk do ta ketë të lehtë por askush nuk do ta ketë të vështirë për tu punësuar”.
Rama tha se shumica është e unifikuar për të miratuar këtë nismë në Kuvend e që i bëri thirrje opozitës që të mbështesë këtë projekt. Ndërsa në fund kryeministri nuk kursen as ironinë ndaj ‘vlonjatit’ që në komentin e tij shfaqet kundër këtij propozimi.
Edi Rama:
“Të paça vlonjate, se mendjen s’ta kam merak, e ke të fortë”.

rama_kumari.png

Article Logic
Execution time: 0.0022709369659424