INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasmë me Arbenitën? Fero jep deklaratën, e cila na tregon se sa seriozisht e ka lidhjen me partneren e tij

Dasmë me Arbenitën? Fero jep deklaratën, e cila na tregon se sa seriozisht e ka lidhjen me partneren e tij

Publikuar më: 11:48 24-03-2019

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Xing me Ermalin”, reperi Fero ka vendosur që të ndajë shumë detaje edhe nga jeta e tij private, më specifikisht nga lidhja me modelen bukuroshe, Arbenita Ismajli.

I pyetur nga moderatori nëse ka menduar ndonjëherë për dasmë me të, përgjigja e tij ishte e drejtpërdrejtë:

“Jetës nuk i dihet”, duke treguar se ky mendim mund t’i ketë kaluar në mendje dhe gjërat midis tyre janë serioze.

Siç dihet Arbenita jeton dhe vepron në Londër megjithatë distanca mesa duket nuk është problem për çiftin. Fero u shpreh se sa herë janë pushim, takohen dhe e kalojnë kohën bashkë.

“Kalojmë kohë bashkë. Sa herë që e kemi pushim të dy, gjejmë kohën për ta kaluar kohën vetëm bashkë”, u shpreh Fero.

Një fakt që vërteton edhe më shumë dashurinë dhe seriozitetin e lidhjes midis tyre.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934