INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Debati për arsimin në kohë moderne bëhet edhe në rrjetet sociale[VIDEO]

Publikuar më: 12:57 07-03-2018

Këtë 7 mars debati për arsimin është spostuar në rrjetet sociale, mësues dhe profesorë kanë bërë krahasime në lidhje me politikat arsimore, cilësinë e mësimdhënies dhe figurën e mësuesit ndër vite.
Profesor Artan Fuga e nis debatin me dhuratat, që duhet të marrin mësuesit që ato të jenë shpirtërore e jo materiale.
“Të gjitha ato mësuese apo mësues që pranojnë nga nxënësit me shumë se një duartrokitje, një tufë lule, një kartolinë, hajde një libër, pra simbole të kësaj natyre, por pranojnë edhe sutiena, mbathje, byzylyqe, zarfe me lekë, kompjutera, telefona celulare, etj, bëjnë korrupsion, abuzojnë me detyrën, plaçkisin familjet, tregohen hajdutë, të poshtër dhe bëjnë maskarallik," shkruan profesori.
E komentet e prindërve janë në një linjë me mendimet profesorit.
Në një tjetër shkrim ai e nis me një pyetje: Sot më 7 mars koha është për të pyetur a u jep shkolla jonë mësuesve mundësitë ta ushtrojnë si duhet atë? Aspak. Ai shkon më tej kur thotë se nga kjo pikëpamje mësuesit bëhen pa ose me dashje bashkëfajtorë me shkollën, dhe me politikën, pasi praktikisht janë shumë larg nivelit që duhet.
Mes të tjerash Fuga flet dhe për nxënësit:
“Ne nuk kemi të drejtë t'u lemë pasardhësve tanë një komb debil. Kur sapo kthej kokën nxënësit nisin e kopjojnë, më dhemb shpirti sepse mendoj se çfarë edukate hajnash ju kemi dhënë në shkollë e në familje. Fajin e kemi ne dhe jo ata,” shkruan profesor Fuga.
Ai e mbyll shkrimi me ndjesë, kur thotë se 7 marsi është ditë kërkimi faljeje!
Një tjetër krahasim ka bërë dhe Profesor Përparim Kabo i cili në një shkrim shprehet nostagjik për dijen e viteve të mëparëshme.
“Dikur dija ishte dije. Ai që të mësonte ishte modeli. Shkolla kishte vlerën e fatit të një kombi. Sot ka me shume lule në rrugë për 7 marsin. Me pak dije dhe dashuri për të. Flitet për reformim të arsimimit dhe jo për dashurimin e tij. Njerëzit e dijes janë në pakicë se ky status u vodh nga ata që nuk u shkolluan, por u superdiplomuan,” shkruan Kabo.
Edhe Nevila Xhindi, ngre shqetësimin në lidhje me nevojën që ka më shumë se kurrë Shqipëra për mësues të mirë.

“Kjo Shqipëria jonë e vogël ka nevojë, më shumë se kudo, të promovojë shembujt e mësuesve të mirë, ti mbështesë ato financiarisht e moralisht, sepse vetëm kështu i inspirojmë studentët e mirë të kërkojnë të studiojnë që të bëhen mësues e ta duan këtë profesion, se është i shenjtë, ka në dorë jetën e brezave si nëna,” këshillon profesoresha Xhindi.

Article Logic
Execution time: 0.0040609836578369