INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Dedikim për Harry Styles? Taylor Swift e dashura e një burri të martuar në këngën “Babe” [Video]

Dedikim për Harry Styles? Taylor Swift e dashura e një burri të martuar në këngën “Babe” [Video]

Publikuar më: 18:46 13-06-2018

Taylor Swift njihet për natyrën e saj interesante e cila bën zhurmë për çdo gjë dhe komentohet vazhdimisht. I tillë ka qenë edhe rasti i fundit, me publikimin e këngën “Babe” të Sugarland. Një këngë që ka qenë vetë Taylor që e ka shkruar që në vitin 2012-të. Swift shfaqet me një look krejtësisht të ri, si një redhead (kokëkuqe). Ajo çfarë ka bërë më shumë zhurmë ka qenë fabula e klipit.

Një këngë trishtuese, që bëhet fjalë per situatë tradhëtie dhe gjithçka vërtitet rreth një trekëndëshi: gruaja, burri dhe e dashura. Klipit i janë bashkuar aktorët e njohur si Jennifer Nettles që luan rolin e gruas në klip, Brandon Routh në rolin e burrit dhe femra tjetër që hyn në mesin e tyre luhet nga Taylor Swift. 

Ideja për konceptin e videos ishte e Taylor dhe mendohet se kjo është një histori personale e saj. Madje fansat dhe mediat e huaja shkruajnë se është për Harry Styles, i cili e ka tradhëtuar në periudhën kur ishin bashkë. Nga veshja duket se klipi gjen vend në vitet ’60, ndërsa Taylor ka zgjedhur një look serioz të një zonje të veshur klasike me fund dhe bluzë në ngjyrë pink.


Sot kjo këngë është prezantuar në emisionin ‘Fun Day’ me moderatoren Fatma Methasanin si ‘hot of the day’, pra e nxehta e ditës dhe ne ju ftojmë ta dëgjoni edhe ju tani:

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00087594985961914
    array(1) { ["section"]=> string(97) "dedikim-per-harry-styles-taylor-swift-e-dashura-e-nje-burri-te-martuar-ne-kengen-babe-video-61645" }