INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëgjojeni këtu para se të publikohet! Kënga e Tayna-s dhe Noizy-t pritet të jetë super HIT! Mos e humbisni! [VIDEO]

Dëgjojeni këtu para se të publikohet! Kënga e Tayna-s dhe Noizy-t pritet të jetë super HIT! Mos e humbisni! [VIDEO]

Publikuar më: 20:10 23-03-2019

Nuk ka më diskutime se Tayna është kthyer në një prej personazheve më IN të momentit, si repere por dhe si një prej vajzave më seksi të showbizz-it.

Të gjitha bashkëpunimet e saj janë kthyer në suksese të padiskutueshme dhe tani pas bashkëpunimit me Ledrin, duket se Tayna nuk do të ndalojë.

Këtë na e tregoi edhe me produksionin e fundit nga ajo, titulluar "KCE". Pas publikimit, Tayna shijoi suksesin në Tailandë, ku u përfol se mund të ishte së bashku me reperin, por ata na treguan se secili kishte shoqërues të ndryshëm. Por do ju pëlqente një bashkëpunim nga dyshja?

Në rrjet flitet prej kohësh për një bashkëpunim të mundshëm mes Taynës dhe Noizyt dhe mund të themi se kjo nuk mund të jetë vetëm një dëshirë e fansave të të dyve. intv.al iu tregon se ky bashkëpunim duket se është rrugës ose pritet të dalë nga 'furra'.

Në videon më poshtë siguruar nga intv.al shihet Tayna, e cila leviz sipas ritmit të një kënge të padëgjuar për ne, por jo zëri i personit që po repon. Direkt kuptohet se është Noizy dhe nëse e dëgjoni me kujdes në tekst ai përmend emrin e Tayna-s! Reperja duket se e ndjen beat-in dhe shihet duke ecur plot vetëbesim dhe shumë seksi. Epo tani nuk na ngelet tjetër veçse të presim që ky projekt të finalizohet dhe të dalë nga 'furra', ndërkohë ju mund të shijoni videon më poshtë siguruar nga intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0031390190124512