INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklarim të rremë të pasurisë, a do të vazhdojë në detyrë prokurori Trenova?

Deklarim të rremë të pasurisë, a do të vazhdojë në detyrë prokurori Trenova?

Publikuar më: 11:07 14-06-2018

Fshehja e pasurisë nga zyrtarët e lartë të sistemit të drejtësisë po konstatohet çdo ditë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Zyrtarët e lartë të drejtësisë janë në ‘sitën’ e Vettingut, e shumë prej tyre kanë rënë në ‘rrjetë’. Këtë të enjte Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po shqyrton dosjen për prokurorin Gentian Trenova. Trupa gjykuese përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici. I pranishëm në seancë është dhe Gentian Trenova që shoqërohet nga avokati Saimir Lami. Relatorja Brunilda Bekteshi deklaron se prokurori Trenova i është nënshtruar procesit me përparësi si anëtar i KED. Në lidhje me pasurinë, KPK ka konstatuar se prikurori ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.
Brunilda Bekteshi:
“ILDKPKI ka konstatuar se Trenova ka kryer deklarim të rremë. Prokurori Trenova ka mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer kontroll të thelluar. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka një apartament në rrugën 'Ferit Xhajko', të cilit ia ka ndryshuar pronësinë duke e kaluar në emër të vjehrrit dhe vjehrrës.
Gentian Trenova disponon dy automjete, një 'Volksëagen' dhe një 'Benz'. Ai disponon dhe dhurata nga të afërmit dhe hua të dhëna nga motra dhe nëna. Trenova ka bërë deklarim të rremë në vlerën e 12 mijë eurove”.
Pasi të marrë në shqyrtim të gjitha dokumentat e pasurisë por edhe të pastërtisë së figurës, trupa gjykuese do të dalë më pas në vendimin nëse Prokurori i Apelit në Tiranë do të vazhdojë apo jo detyrën.

Article Logic
Execution time: 0.0034060478210449