INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekonspirimi i operacionit për kapjen e 3 ish-zyrtarëve, Rama:  Nesër nis kallëzimi penal

Dekonspirimi i operacionit për kapjen e 3 ish-zyrtarëve, Rama: Nesër nis kallëzimi penal

Publikuar më: 22:29 23-11-2017

Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje për akuzat e trafikut të drogës. Ai zbuloi një detaj në studion e emisionit “360 Gradë” në Ora News. Sipas kryeministrit, ministri i Brendshëm pritet që ditën e nesërme të bëjë një kallzim penal në lidhje me dekonspirimin në media të operacionit për arrestimin e 4 ish-zyrtarëve të policisë.
Në këtë kërkesë, Fatmir Xhafaj pritet të kërkojë përgjegjësit për dekonspirimin e operacioneve të policisë në vijim.
“Për rastin konkret, unë nuk dua të bëjë replika me opozitën. Opozita është në një proces të vetin dhe nëse ka një subjekt që është dukshëm në drejtim të paditur është opozita. Ministri i brendshëm nesër do të materializojë një kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret, duke përfshirë të gjithë ata që kanë pasur dijeni përfshirë edhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit të gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson pushtetin ekzekutiv dhe policinë, duke kërkuar të vihen në gatishmëri për hetimin edhe të tjerët.”, u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0020191669464111