INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Delegimi i kompetencave, reagimi parë nga PD: Veprim arrogant që dëmton interesat kombëtare

Delegimi i kompetencave, reagimi parë nga PD: Veprim arrogant që dëmton interesat kombëtare

Publikuar më: 12:14 23-01-2019

Reagimi i parë nga Partia Demokratike pas delegimit të kompetencave të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme nga kryeministri Edi Rama tek Gent Cakaj ka ardhur nga deputeti Tritan Shehu, i cili ka qenë edhe ministër i Jashtëm.

Ai e cilëson akt të paprecedentë antikushtetues pasi Cakaj sipas tij është rrëzuar si kandidat duke e konsideruar veprimin e Ramës arrogant.

Postimi i Shehut në Facebook

“Kryeministri me “delegimin” e kompetencave te Minstrit te Jashtem, kandidatit te rrezuar, kryen nje akt te pa precedente antikushtetues.
Kompetencat ministeriale, vecanerisht ato te Ministrit te Jashtem nuk mund t’i delegohen askujt, ashtu si dhe pergjegjesite e atij posti shume te rendesishem e delikat.
Ketu kemi te bejme me nje veprim jo thjesht arrogant, por qe demton rende edhe interesat tona shteterore e ato kombetare”

Article Logic
Execution time: 0.0030369758605957