INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dëmet në shëndet dhe në sjellje nga narkotikët[VIDEO]

Publikuar më: 12:09 22-11-2017

Përdorimi i lëndëve narkotike ndikon negativisht tek adoleshentët jo vetëm tek mënyra e sjelljes së tyre, po deri tek dëmet në shëndetin fizik e mendor. Një pjesë e përdoruesve të drogave kanë pasur edhe probleme me policinë, apo kanë përfunduar në spital paszënkave me bashkëmoshatarët e tyre dhe jo vetëm. Ekspertët e shëndetit raportojnë se gjatë fundjavave dhjetra të rinj mbushin pavionet e toksiologjisë, pasi shumë përdorues të narkotikëve shpesh e përziejnë me alkool dhe i drejtohen urgjencave në gjëndje të fikti.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka bërë të qartë se përdorimin i lëndëve narkotike modifikon funksionet e organizmit.
Duke ndikuar në tru shtojnë ankthin, ndryshojnë humorin apo dhe nivelin e perceptimit. Madje përdorimi i marjuanës shpesh rëndon apo dhe shfaq çrregullimet e tjera mendore që mund të fillojnë në moshat e reja, por dhe ngadalëson shumë aktivitetin fizik dhe procesin e të mësuarit tek nxënësit. E vitet e fundi në dyert e psikologëve dhe psikiatërve janë shtuar adoleshentët dhe të rinjtë, që shfaqin çrregullime mendore si rezultat i përdorimit të narkotikëve.
Madje hashashi dhe kokaina dëmton, aq shumë neuronte e trurit sa shumë qeliza nuk kthehen për gjatë gjithë jetën në normalitet, thënë ndryshe nuk rikuperohen. Ndërsa kokaina mund të shtojë aq shumë aritminë në zemër sa mund ta pushojë fare atë. E në këto kushte ekspertë apelojnë, hiqni dorë nga përdorimi i narkotikëve sa jeni në kohë.

Article Logic
Execution time: 0.0034418106079102