INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Demokrati zbulon detaje të protestës së 16 marsit

Demokrati zbulon detaje të protestës së 16 marsit

Publikuar më: 22:49 14-03-2019

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka zbuluar detaje për protestën e 16 marsit. Ai në Opinion tha se ajo është e organizuar nga PD, por vazhdimi i saj do të jetë sipas axhendës së vetë protestuesve.

“Axhendën e protestës dhe mënyrën se si proteston do ta kenë qytetarët. Ne nuk do bëjmë festival dhe koncert se si ata do të protestojnë. Kjo protestë do ta kalojë masivitetin e protestës së 16 shkurtit”

Bardhi shtoi se opozita do të vazhdojë rrugën jashtë parlamentit. “Ne do të vazhdojmë rrugën që kemi nisur, kemi marrë një vendim politik për të mos qenë më pjesë e Parlamentit, bashkë me qytetarët do krijojmë një axhendë. Ne jemi në takime të përditshme. Të gjithë drejtuesit politik janë çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë në takime. Ajo që ne jemi duke bërë është që axhendën tonë politike e kemi përputhur me atë të qytetarëve”.

Bardhi tha më tej se opozita, nuk ndikohet nga presioni ndërkombëtar.

“Presioni i vetëm që do na vinte në vështirësi do të ishte ai i qytetarëve. Në të kundërt jemi shumë komodë në pozicionin tonë”.

Bardhi siguroi qytetarët se në protestë nuk do të ketë dhunë: “Detyra jonë si organizatorë është ti garantojmë siguri çdo qytetari që merr pjesë në protestë. Në çdo protestë asnjë qytetarë, apo punonjës policie nuk është lënduar. Ka patur një skenar nga qeveria për provokim që krijojnë irritim. Ne jemi aty për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Nuk kemi dashur kurrë të futemi në godinën e Kryeministrisë dhe as të ushtojmë dhunë ndaj policisë”.

Ndërsa për opozitën e re, Sekretari i përgjithshëm i PD-së mbajti këtë qëndrim: “Rolin e opozitës zyrtare në vend nuk e zëvendëson dot as termi i ri i shpikur nga Edi Rama “opozitë e re” as individë që janë futur aty”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025050640106201