INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncon demokrati, nëpër rrethe po arrestohen simpatizantë

Denoncon demokrati, nëpër rrethe po arrestohen simpatizantë

Publikuar më: 10:32 21-02-2019

Policia e Shtetit ka vijuar terrorin ndaj kundërshtarve të qeverisë. Këtë ka thënë demokrati Klevis Balliu i cili sqaron se policia ka arrestuar edhe 11 veta në Pogradec.

“Në orën 07:30 sot policia e shtetit me urdhër të Edi Ramës ka filluar arrestimet ndaj qytetarëve që duan të protestojnë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, vetëm në vendet diktatoriale nuk lejohet që qytetarët të protestojnë të lirë siç po bëjnë sot edhe Unaza këtu dhe mbarë Shqipëria. Me këtë akt banditesk ai nuk bën gjë tjetër vetëm nxit dhunën, provokon qytetarët dhe do të marrë përgjigjen e merituar nëse vazhdon kështu”, tha Balliu.

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379