INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Depresioni pas lindjes. Ofrohen kontrolle edhe për baballarët e rinj

Depresioni pas lindjes. Ofrohen kontrolle edhe për baballarët e rinj

Publikuar më: 11:12 04-12-2018

Nënat e reja shpesh vuajnë nga depresioni i paslindjes, por mesa duket ato nuk janë të vetmet. Edhe baballarët e rinj mund të preken nga depresioni. Duke u nisur nga ky fakt Departamenti i Shëndetit dhe i Kujdesit Social në Britaninë e Madhe ka vendosur të ofrojë kontrolle të shëndetit mendor për baballarët e rinj dhe ata që janë në pritje, si pjesë e kujdesit perinatal. Partnerëve të nënave shtatzëna që vuajnë nga depresioni, ankthi ose psikoza do t’u ofrohet mbështetje, terapi në çifte dhe ndërhyrje prindërore. Të dhënat tregojnë se një në pesë nëna duron simptomat e depresionit pas lindjes, por Departamenti  i Shëndetit  argumenton se pak vëmendje i kushtohet meshkujve. Studimet sugjerojnë se shumë burra mund të preken nga gjendja, kur kujdesen për një partner me probleme të shëndetit mendor, dhe mund të përballen me vështirësi kur një fëmijë vjen në jetë. Lajmi i ri vjen pas studimeve që tregojnë se në gjashtë muajt e parë të ardhjes së fëmijës në jetë, simptomat e ankthit dhe depresionit përjetohen nga një në dhjetë baballarë. Depresioni  prek nënat rreth tre ditë pas lindjes, ndërsa së fundi termi është zgjeruar për të përfshirë të dy prindërit, pasi disa baballarë manifestojnë të njëjtat simptoma. Depresioni pas lindjes mund të zgjasë deri një vit. Britania e Madhe ka vendosur të zgjerojë shërbimet e saj të specializuara të shëndetit mendor perinatale për gratë. Rreth 9,000 gra kanë marrë trajtim këtë vit. Periudha perinatale përfshin shtatzëninë dhe vitin e parë pas lindjes së një fëmije.

Article Logic
Execution time: 0.0031988620758057