INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetët e opozitës padisin Kuvendin, kërkojnë pagat e bojkotit në Gjykatë

Deputetët e opozitës padisin Kuvendin, kërkojnë pagat e bojkotit në Gjykatë

Publikuar më: 12:17 27-05-2018

Deputetë dhe ish-deputetë të opozitës padisin Parlamentin në gjykatë. Pasi bojkotuan kuvendin për rreth 10 muaj me vullnetin e tyre ata kërkojnë pagat e tyre. Midis politikanëve që i janë drejtuar Gjykatës Administrative janë edhe ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj e Kastriot Islami. Padi për përfitimin e pagës dhe të drejtave që u lind nga statusi i deputetit kanë depozituar dhe kolegë e ty Irma Kopliku, Arbiola Halimi dhe Roland Keta. Po kështu këtë kërkesë e kanë bërë edhe deputetja Jorida Tabaku, Asllan Dogjani, Eleni Qirici, Albina Deda, Mimoza Hajdarmataj dhe Bedri Hoxha. Pagesat kërkohen për dy periudha bojkotimi, si vendime politike të opozitës. Bëhet fjalë për bojkotimin e parlamentit në periudhën Korrik-Dhjetor 2014 pas përplasjes së deputetit Gent Strazimiri me deputetin Arben Ndoka. Periudha e dytë e braktisjes së parlamentit i përket periudhës Shkurt 2017 –Maj 2017 kur opozita e justifikoi vendimin me reformën zgjedhore, kërkesat për qeveri teknike dhe largimin e Edi Ramës si Kryeministër.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488