INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi të bëni xheloz personin që pëlqeni, pavarësisht se ai nuk jua ''var''? Këto 10 veprime do e luajnë mendsh

Dëshironi të bëni xheloz personin që pëlqeni, pavarësisht se ai nuk jua ''var''? Këto 10 veprime do e luajnë mendsh

Publikuar më: 16:26 13-01-2018

Truri i njeriut është i programuar biologjikisht që të prodhojë ndjenja ekstreme të xhelozisë, me qëndrime ekstreme kundër partnerit ose ish-partnerit.

Ja si mund të bëni dikë t'iu xhelozojë!

Flirti me tipa të tjerë

Loja me flokët dhe buzëqeshjet janë vetëm pjesë e veprimeve të njohura mirë nga arsenali flirtues i çdo femre. Flirti mund të jetë krejtësisht akt i parrezikshëm i argëtimit, mirëpo nëse silleni kështu me meshkujt në ndonjë ngjarje para partnerit, kini parasysh që ai nuk do të ndihet edhe aq mirë.

Qeshja me shakatë e të tjerëve

Nëse diçka është qesharake, jo do të qeshni, pra ky është krejtësisht reagim normal. Mbase nuk ju brengos se kush e ka treguar shakanë, mashkulli apo femra, mirëpo partneri juaj me siguri do të vërejë gjininë e mjeshtrit të shakave. Aq më parë nëse shpesh ia përmendni se i keni në qejf shakatë e tij, ndërkaq të qenit spirituoz e konsideroni si veti tërheqëse te gjinia mashkullore.

Adhurimi i yjeve mashkullorë

Shoqeve tuaja me siguri u duket simpatike kur silleni si tinejxhere e papërmbajtur, derisa i flisni për Rajan Goslingun apo Xherard Batlerin, mirëpo partneri juaj nuk dëshiron të dëgjojë lëvdatat për meshkujt e tjerë, pa marrë parasysh që jetojnë në anën tjetër të botës.

Përmendja e emrave të kolegëve

Ai dëshiron të dëgjojë detaje nga jeta juaj afariste, por jo edhe fjalinë të cilën e filloni kështu: Burimi sot na ka treguar një shaka shumë të mirë”. Nëse përmendni emrat e kolegëve në kuptimin pozitiv, i thoni emrat e plotë të tyre, apo thoni Burimi nga puna…, ju e ulni intensitetin e “afërsisë”.

Korrespondenca me meshkujt e tjerë

Këmbimi i porosive me meshkujt e tjerë të dashurin tuaj e çon deri në “çmendje”. Ai nuk ndihet mirë që ju bëni një jetë të veçantë në rrjetet shoqërore, në të cilat janë të hapura të gjitha opsionet.

Keni kolegun mik më të mirë

Sado që marrëdhënia juaj të jetë platonike, partneri me siguri do të mendojë se në mos do të shndërrohet në diçka më shumë se ajo miqësi. Fajin ia vishni me forcë komedive romantike në të cilat miku më i mirë mu para se të largoheni nga ai do të kuptojë që dashuria e jetës pikërisht i është mu para hundëve.

Përmendja e së kaluarës së mirë me ish të dashurin

Nëse nuk dëshironi që partneri juaj të pyesë se a jeni akoma e interesuar për ish të dashurin, mos e përmendin as atë kur jeni me partnerin. Ju këshillojmë, kurrë mos e përmendni ish të dashurin kur jeni me partnerin!

Kur kaloni ditët e pushimit pa të

Shkuarja me pushime vjetore me miqtë përkatësisht pa partnerin – për të është shenjë e qartë që nuk dëshironi të kaloni kohë të gjatë bashkë me të.

Kur shkoni në festa pa të

Nëse shkoni në party vetëm me shoqet apo me shokët, ndërkaq me atë rast i tregoni fotografitë e shfrenuara në profilin tuaj nëpër rrjetet shoqërore, duhet ta dini mirë që ai do të ndihet i lënduar – e pra, edhe do të bëhet xheloz.

Kur punoni jashtë orarit

Puna e papritur jashtë orarit deri në orët e vona të mbrëmjes janë shkas universal i xhelozisë te të dy gjinitë. Kjo le t’ju jetë e qartë, apo jo?

Article Logic
Execution time: 0.0031640529632568