INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështimi me proçesorët, Apple e pranon: “Ka probleme në sistemet Mac dhe iOS”

Dështimi me proçesorët, Apple e pranon: “Ka probleme në sistemet Mac dhe iOS”

Publikuar më: 12:06 05-01-2018

Gjigandi i teknologjisë Apple ka konfirmuar që të gjithë dispozitivët Mac dhe iOS kanë dy probleme sigurie që karakterizojnë proçesorët Intel, që janë të integruar në produkte e prodhuara në 20 vitet e fundit.

Në një postim zyrtar Apple shkruan për klientët: “Është i vërtet fakti i problemeve me sistemet Mac dhe iOS, por deri më tani nuk kemi hasur ndonjë rast konkret që klientët të kenë patur probleme.

Për të shfrytëzuar këto defekte, kërkohet ngarkimi i një sistemi software në sistemin Mac apo në dispozitivin iOS. I rekomandojmë të gjithë klientëve tanë që për arsye sigurie të shkarkojnë aplikacione vetëm nga burimet tona të sigurta si App Store”, thuhet në komunikatën publike të Apple.

Apple është një nga gjigandët e fundit teknologjikë që është përballur me një problematik shumë të madhe që ka përfshirë botën e teknologjisë, duke dhënë impakt në miliarda dispozitivë në të gjithë botën.

Gjigandi Apple ka shpjeguar se kishte nisur të kujdesej për të rregulluar problemin duke update-tuar produktet “iOS  11.2” “mac OS 10.13.2“ dhe “tvOS 11.2” për të rikuperuar dy problemet e shkaktuara “Meltdown dhe Spectre” që ndikojnë në përpunuesit e postimeve “Intel, AMD, ARM”.

Kompania Cupertino ka anuncuar se do të lancojë edhe përditësim e “Spectre”për motorin e kërkimit në internet “Safari” për sistemet “macOS dhe iOS” për ti ndihmuar sistemet të mbrohen nga problemet e shkaktuara.

Orat e prodhuara nga Apple nuk janë të prekura nga problemet e sipër përmendura.

Article Logic
Execution time: 0.0024068355560303